Juventusi fitoi me shifrat 1-2 “derbin e Italisë” ditën e djeshme ndaj Interit, por tifozëve zikaltër duket se nuk u ka shpëtuar një moment, që në qendër të vëmendjes ka pikërisht arbitrin kryesor të sfidës, Xhanluka Roki.
Në minutën e 77-të të sfidës, një dhënie e dorës mes Rokit dhe kapitenit Bonuçi, ka bërë që tifozët e Interit të ngrenë dyshime, për një marrëdhënie të afërt mes lojtarëve bardhezinj dhe arbitrin.