Gëzim Avdi (Kalia), 31-vjeçari i cili u arrestua te marten nga policia e Lezhës, i cili kishte postuar një video në rrjetet sociale, duke konsumuar hashash me një fëmije te mitur, rezulton të ketë probleme të shëndetit mendor.
I riu nga Kurbini u njoh me masën e sigurisë në Gjykatën e Lezhës, ku pasi dëgjoi palët dhe u njoh me raportin mjekësor, gjyqtari Gentjan Marku e cilësoi të ligjshëm arrestimin e 31-vjeçarit dhe vendosi shtrimin e tij në një spital psikiatrik.
Gëzim Avdi (Kalia) banues në Patok Kurbin, u arrestua mbrëmjen e së martës nga policia e Lezhës, pasi kishte bere video duke i dhëne lende narkotike një fëmije te mitur dhe postuar në rrjetin social tik-tok.
Ndaj 31-vjeçarit është ngritur akuza “Nxitja për përdorimin e drogës”, vepër penale qe parashikon dënimin deri në 15-vite burgim. Ndërkohe në deklarimet e tij i riu e ka konsideruar videon montazh, ndërsa policia nuk ka arritur ende të identifikoje fëmijën qe shfaqet duke konsumuar hashash.