SPAK ka nisur një hetim pasuror për këngëtaren Elvana Gjata, pasi emri i saj u përmend në komunikimet e Ervin Matës në telefonat e koduar SKY ECC.
Sipas komunikimeve në aplikacionin “SKY”, ajo është përmendur disa herë si “transferuese” e parave nga Ervin Mata për Erzen Breçanin, ku nga llogaria e saj bankare do të kaloheshin 500 mijë euro.
Hetimi nisi pas arrestimeve të ditëve të fundit nga SPAK, kur 4 persona u arrestuan dhe 6 të tjerët u shpallën në kërkim dhe 1 tjetët në detyrim paraqitje.