Policia e Durrësit ka nisur hetimet në lidhje me atentatin e berë pak minuta më parë në Urën e Shkozetit, Durrës.
Në shënjestër të këtij atentati dyshohet se është prokurori Arjan Ndoj i akuzuar nga kryeministri Edi Rama për lidhje me bandat kriminale.
Sipas informacioneve të deritanishme mësohet se në makinë me Ndojan ka qenë në makinë dhe një person me precedent penal.
Dyshohet se Landi Muharremi, i njohur ndryshe si i “forti i Shijakut” ndodhej në makinë me prokurorin Arjan Ndoja.
Muharremi nuk është një emër i panjohur për Policinë pasi në shtator të vitit 2016 ai u shpall në kërkim nga policia për rrahjen e biznesmenit libanez Faadi Mitri në sy të gruas dhe vajzës së tij.
Muharremi u shpall në kërkim në atë kohë dhe akuzohej si autori i rrahjes së biznesmenit.
Muharremi kishte pretendime mbi pronësinë e sipërfaqes së zonës turistike në zonën e Gjirit të Lalzit ku pritej që të investonte biznesmeni libanez me ndërtimin e një kompleksi, i cili pas dhunimit me shkop bejzbolli u largua nga Shqipëria.
‘Omnix Albania’, kompania e Mitrit do të investonte 450 milionë euro tek Gjiri i Lalzit. Por pas dhunimit fizik që iu bë presidentit të Omnix Fadi Mitri, kompania u tërhoq nga investimi në Shqipëri.