Jenny, një grua 29-vjeçare nga Seattle, ka thyer rregullat e karantinimit pasi ka dalë duke pirë kafe në një lokal në qytet, pikërisht në datën që e kishte lënë të takohej me një djalë që e njohu në rrjetet sociale. Ata kishin vendosur që të takoheshin edhe pse ishin në dijeni të rrezikut.
Ajo u tha mediave se nuk dëshironte që mbiemri i saj të bëhej publik për shkak të intimitetit, ndërkohë shtoi se ajo datë ishte shumë e rëndësishme për të.
Gjithashtu ajo tha se kafeja ‘Anchorhead’ ishte me pak njerëz dhe gjatë kafesë ata folën për librat dhe shkencën. Ndërkohë që të dy kishin vendosur që të takoheshin përsëri me njëri-tjetrin.
Koronavirusi po përhapet çdo ditë e më shumë në të gjithë botën, ku janë shënuar 382,750 të infektuar, dhe 16,578 persona të tjerë kanë ndërruar jetë nga pandemia globale. Për herë të parë sot, Kina ka shënuar 0 të infektuar të rinj me koronavirus, dhe ka vendosur që të heqë masat e sigurisë. Megjithatë e njëjta gjë nuk do të ndodhë me krahinën e Ëuhanit, nga ky masat e marra do të shfuqizohen deri më 8 prill. Ndërsa në të gjithë Pas “çlirimit” të Ëuhanit, 2/3 e 1.34 miliardë banorëve të Indisë janë nën kufizime të lëvizjes. Po ashtu i njëjti skenar shfaqet edhe në Europë ku njerëzit e kanë të ndaluar që të largohen nga shtëpia, përveç për arsye “shumë të rëndëishme”. Italia vazhdon të mbetet vendi më i prekur nga koronavirusi në Evropë me 63,927 raste të konfirmuara dhe 6,077 raste të konfirmuara.