Reperi i njohur amerikan, DaBaby, i cili pak ditë më parë performoi në një nga klubet e Prishtinës, është përballur me një incident.
Përmes një “Instastory”, reperi shprehet se ditët e fundit ka dhënë koncerte në Paris, Greqi dhe Kosovë, ndaj dyshon se në një nga këto vende mund t’i ketë humbur vathi i tij prej diamanti me vlerë 83 mijë dollarë.
Ai iu drejtua ndjekësve të tij në “Twitter” duke i pyetur: “A e ka parë dikush në Greqi, Paris apo Kosovë vathin tim prej diamanti?”.
“Po e ke humbur në Ballkan, nuk do ta kesh kurrë. Gjeje”, ishte një ndër komentet që tërhoqi vëmendje.