Një 34-vjeçare shqiptare ka arritur të shpëtojë nga duart e dhunshme të ish-burrit të saj në Heraklio të Kretës.
Mediat greke shkruajnë se ajo ishte shtrirë për të fjetur kur ndjeu se dikush i vuri duart në qafë.
Ish-bashkëshorti i saj kishte thyer derën e ballkonit të shtëpisë dhe ishte futur në dhomën e gjumit, ndërsa ka tentuar të mbysë 34-vjeçaren.
E reja ka rritur të shpëtojë nga duart e tij dhe të dalë në ballkon për të kërkuar ndihmë.