Ish-kryebashkiaku i Partisë Socialiste, Shpëtim Gjika në një status në Facebook, shkruan se është karantinuar në shtëpinë e tij në Vlorë dhe vetëm këto dy ditë ishte njohur me gruan e tij, Adrianën, pasi e kishte harruar fare. me nota humori ish-kryebashkiaku shkruan se gruaja e tij vjen vërdallë në shtëpi, lan e shpëlan, gatuan dhe bën gjithçka. Edhe vajza e tij, sipas Gjikës ishte surprizuar kur e kishte parë të atin në shtëpi.
“Këto dy ditë që jam mbyllur në karantinë, vinte vërdallë nëpër shtëpi një grua, dhe goxha grua në fakt, se lante e shpëlante, hekuroste e bënte gjellën, gjithë këto ditë flutur në shtëpi !
Më dukej si fytyrë shumë e njohur, por meazallah se e kujtoja dot ku e kisha parë !
Sot mora guximin e pyeta për emrin!
Më befasoi përgjigja e saj !
Më tha se quhej Adriana Gjika dhe qënkesh gruaja ime !
Uuuueeee po u dashkej karantina që ta rinjihja se e kisha harruar fare !
Ndërkohë nga dhoma tjetër dëgjohet Era :- O ma kush është ky burri që po na rri kaq shumë në shtëpi ?! Rri e qetë t’u bëftë mami se sapo më tha ky burri që qënka Shpëtim Gjika, babi yt e bashkëshorti im ! Po hajd se do kemi kohë plot të njihemi !
Çdo e keqe e ka një të mirë ! Ne rrimë në shtëpi ! Stop Coronavirusit ! Ne do t’ia dalim !”- shkruan Gjika në Facebook.