Një çift i ri transferoi gabimisht pagesën e shtëpisë së tyre prej 750,000 dollarësh në llogarinë bankare të një reperi australian, shumë të cilën ky i fundit e shpenzoi të gjithën.
Me të parë gjendjen e llogarisë, 24-vjeçari bleu shufra ari, gurë të çmuar, rroba të markës dhe gjëra kozmetike të shtrenjta.
Në pritje të gjykimit dhe dënimit të mundshëm, ai aktualisht është subjekt i masave kufizuese që e ndalojnë atë të afrohet në aeroporte, me qëllim shmangien e çdo tentative për t’u larguar nga vendi.