Në seancën e sotme gjyqësore të “Babales” është lexuar dëshmia e vëllait të ish ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt, Agronit, i akuzuar për trafik droge dhe protagnosit i audiopërgjimit të Albert Veliut.
Në këtë dëshmi Xhafaj ka deklaruar se i ka dhënë borxh Albert Veliut i cili luante bixhoz por nuk ia ka kthyer. Ai ka mohuar se ka folur për trafik me të.
“Sulmet e deputetëve të PD janë për të dëmtuar imazhin e vëllait tim si Ministër i Brendshëm. Nga përmbajtja e bisedës audio mendoj se është Robert Veliu. Ai vinte rregullisht dhe pinte kafe te lokali im. I kam dhënë lekë borxh se luante bixhoz. S’ka qenë korrekt në kthimin e borxheve. Mund të kem folur me të por jo për gjërat që ai pretendon”, deklaron Agron Xhafaj.
Lexo edhe- Bardhi në gjykatë: Hetimi pa rezultat, përdorim politik nga Prokuroria
Në seancën e sotme ka dëshmuar edhe sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi dhe prokurori Besim Hajdarmataj.
