Këngëtarja Pink, nënë e dy fëmijëve, ka treguar reagimin e saj kur e bija e saj 11-vjeçare i kërkoi celular.
Teksa shumë prindër ua plotësojnë fëmijëve këtë dëshirë, Pink ka vepruar ndryshe.
Me qëllim për ta mbrojtur nga efektet potencialisht të dëmshme të mediave sociale te fëmijët dhe adoleshentët, artisja, në vend të celularit i ka dhuruar një orë inteligjente, përmes të cilës e bija mund ta kontaktojë nënën e saj nëse lind nevoja.
“I thashë, nëse mund të më japësh informacion shkencor nga një burim i besueshëm se media sociale është e mirë për ty, atëherë unë do ta pranoj”, tha ajo.