Dy prostituta shqiptare, 24 dhe 25-vjeç, janë arrestuar nga policia italiane ditën e sotme.
Arrestimi i tyre erdhi pas akuzave të një të reje romune, 21-vjeç, gjithashtu prostitutë, e cila deklaroi se ishte kërcënuar me jetë nga vajzat shqiptare pasi nuk kishte paguar një tarifë që i kërkohej për të punuar në zonën e portit të Torinos.
Në rrëfimin e saj në polici, 21-vjeçarja, sipas mediave italiane, ka rrëfyer se është kërcënuar me thikë, ndërsa policia ka ndërhyrë menjëherë duke arrestuar shqiptaret.
