Mbrojtësi shtatlartë Elis Doksani është larguar nga Bylisi aty ku në pjesën më të madhe të sezonit ka luajtur si titullar. Doksani ka qenë edhe më parë pjesë e ballshiotëve dhe ka luajtur me ekipin e Dinamos.
Mbrojtësi 21 vjeçar nuk luajti as në miqësoren me Tiranën në kryeqytet. Doksani ka debutuar me Bylisin në moshën 17-vjeçare ndaj Partizanit në Superiore ndërkohë që ka luajtur me Kombëtaret e moshave deri me U-21.
Ka qenë vetë mbrojtësi që e ka marrë një vendim të tillë duke e konfirmuar edhe në profilin e tij në Instagram. Duhet theksuar se Bylisi afroi pak ditë më parë Eltun Turabov mga Azerbajxhanasi ndërkohë që po synon edhe të paktën dy mbrojtës të tjerë.
Nuk dihet se pse ka ardhur ky largim i Doksanit, aq më tepër që lojtari ka gëzuar vazhdimisht mbështetjen e klubit ballshiot…!

