Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë Përmet, ku një adoleshent kam betur i plagosur.
Mësohet se një 16-vjecar teksa po ngiste një motoçikletë ka rënë nga ura në të hyrë të Njësisë Administrative Piskovë, në aksin nacional Këlcyrë-Permët.
Adoleshenti 16-vjeçar ka rënë nga një lartësi prej 5 metrash. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe konfirmohet se adoleshenti ka marrë në përdorim motoçikletën pa patur leje drejtimi.