Gazetarja Klodiana Lala, theksoi se atentati në Rinas i ngjan një atentati terrorist, pasi sipas saj, rrezikohej jeta e qytetarëve.
“Unë e kam konsideruar këtë si atentat mafioz madje mund të shkojmë në kufi të një sulmi terrorist.
Madje po ta shihni atje ka aq shumë automjete, ku rrezikohet edhe jeta e të tjerëve, xhamat e thyer të bizneseve. Policia ka vajtur menjëherë ka marrë serverat për të parë a kishte pamje, dhe bizneset janë të terrorizuara nga kjo pamje. Gilmando Dani ishte mëkëmbësi i Shullazit, konsiderohej njeriu më i besuar. Në pamje të parë ai dukej sikur ishte tërhequr. Në fakt të gjitha raportet policore pretendojnë se ai kishte një aktivitet të shtuar në gjobvënie.”, tha Lala.
Lala shton se policia ka zbarkuar në OSHEE, ku sipas saj, po bëhet një hetim mbi përfshirjen e zyrtarëve shtetërorë në këtë ngjarje.
“Prokuroria është duket hetuar zyrtarë të OSHEE. Oficerët e policisë gjyqësore kanë zbarkuar në OSHEE dhe kanë marrë të gjitha planet se si është operuar dhe si do të bëhet remont, pse në këtë moment. Po bëhet një hetim për përfshirjen e zyrtarëve shtetërore në këtë ngjarje. Mendoj se nuk është një histori që nuk mbetet vetëm këtu. Ishte organizim perfekte, edhe shteti është i implikuar. Pse u bë remonti në këtë kohë, kur ishte planifikuar kjo.”, shton ajo.
