Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

I penduari zbardhi krimet e bujshme, gazetari: Haxhiu dhe Bilbili morën hak ndaj Aldo Bares. Laerti ishte 2 vjeç kur i dogjën shtëpinë

18:26 / September 28, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 capture 150 1695917451
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari Sokol Bregu ka komentuar pendimin e Artan Tafanit, anëtarit të bandës së Laert Haxhiut, i cili çoi në zbardhjen e 16 ngjarjeve kriminale, mes tyre 6 vrasje të bujshme, thotë se është një djalë që tentoi të vjedhë në Tiranë, u kap dhe u bë i penduar.

Bregu deklaroi në një intervistë televizive se Tafani është anëtar i një grupi i cili ishte kundërshtari më i egër i bandës së Lushnjës.

Ai tha se Laert Haxhiu dhe Orgest Bilbili, që 19 vjeç nisën aktet e tyre kriminale filluan të merrnin hak, por donin edhe para pasi kur ke vrarë 2-3 herë kupton se ky është profesioni yt dhe për të kryer akte të tjera kërkon dhe para për të kryer aktet kriminale.

“Lushnja nuk ishte goditur kurrë, nuk ishin identifikuar këto vrasje. Më behet qejfi që është futur në zbardhjen e vrasjeve, ndërsa ishte një aktivitet kriminal që zgjaste prej 5 vitesh.

Ky grup ishte i drejtuar nga Laert Haxhiu i cili është i arrestuar në Greqi, megjithëse mendoj se do jetë i vështirë procesi i ekstradimit.

Janë dy djem që banda e Aldo Bares ka kryer krime ndaj familjeve të tyre, u rritën dhe krijuan një grup që ishin 18-19 vjeç kur tentuan t’i vrisnin nipin Aldo Bares.

Nuk ia vranë dot, vranë dy djem të tjerë që nuk kishin lidhje në këtë histori. Bënë vrasje të tjera. Orgest Bilbili që u kap gjatë pandemisë, u dënua me burg përjetë.

Një ndër vrasjet më të rënda që mund të jetë kryer dhe e zbardhur tani, është një vrasje e ndodhur në Peqin në 2021, e kanë rrëmbyer dhe torturuar në çdo formë, një nga “ushtarët” e Aldo Bares.

Sa kishte dalë nga burgu, e rrëmbejnë me Lushnjë, dhe e çojnë në dalje të Peqinit, e torturonin psikologjik, njihej si “kinezi” (Alban Semaku) dhe i thoshin nëse ikën me vrap do shpëtosh.

Sa ikte, e qëllonin me pistoletë. E përsëritën disa herë dhe më tej e vranë, teksa tentonte të kapërcente një mur.

Është një torturë psikologjike, ku në çdo moment ti mundohesh të shpëtosh. Laert Haxhiu nuk ka ndonjë arsimim, por ka nuhatje të madhe.

Laerti me Bledar Jambellin kanë një marrëveshje bashkë dhe nëse drejtësia greke do i lërë të lirë, do ketë rrezik, se kanë lidhje, kanë para, kanë nuhatje.

Jambelli jam i sigurtë se do dalë, se ka pasaportë greke. Ndërsa Haxhiu nëse lihet, do jetë një ndër grupet më të rrezikshme dhe serioze.

Mund të kryejnë krimet që janë nisur, por mund të marrin dhe porosi. Laert Haxhiu ishte 2 vjeç kur i dogjën shtëpinë, i vranë dhe të afërm dhe ashtu u rrit me ndjenjën e hakmarrjes, po ashtu dhe Orges Bilbili”, tha Bregu.

artan tafani sokol bregu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.