Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

I përfshirë në dhunimin barbar të biznesmenit libanez, kush është “Maneci” që u ekzekutua në atentat!

22:27 / May 18, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shijak
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Arben Mërkuri Ismaili 48 vjeç, i njohur edhe me pseudonimin Maneci ka mbetur viktimë e një atentati me armë zjarri. Krimi i rëndë ndodhi mrëmjen e kësaj të mërkure (18 maj) në qendër të Sukthit, ku persona të paidentifikuar qëlluan me automatik drejt dyqanit të viktimës.

Ekzekutimi i “Manecit”

Në qendër të Sukthit, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri automatik, në drejtim të dyqanit të shtetasit Arben Mërkuri (Ismaili), 48 vjeç. Për pasojë shtetasi Arben Mërkuri u plagos në gjendje të rëndë dhe si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për të bërë të mundur kapjen e autorit. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Po kush është Arben Mërkuri Ismaili?

Emri i viktimës është i njohur nga policia dhe drejtësia, ai ka qenë një person me precedent penal dhe dyshohet për krime kundër personit dhe për vrasje me pagesë. Gjithashtu, 48 vjeçari dyshohet që mund të ketë marrë pjesë në dhunimin e biznesmenit libanez, Fadi Mitri 6 vite më parë në rrugën e Rinasit.

Për dhunimin e biznesmenit në atë kohë u arrestuan tre persona, Skënder Krahja, Landi Muharremi dhe Arben Mërkuri, të tre nga Shijaku. Po ashtu mësohet se “Maneci” ishte shok me Landi Muharremin ose i njohur si “Rumi i Shijakut”

DHUNIMI I BIZNESMENIT 

Biznesmeni Fadi Mitri, ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja dhe fëmija në momentin kur u sulmua barbarisht me shkop bejsbolli ne vitin 2016. Ai u goditur 10 herë në kokë dhe 7 herë të tjera në gjymtyrë. Kanë qenë tre persona që e kanë sulmuar, pasi i kanë përplasur makinën me të cilën ai udhëtonte në rrugën e Rinasit.

Autorët në atë kohë u larguan me një makinë tip “Tuareg” me targa të huaja. Sipas dëshmisë që Fadi Mitri dhe shoferi i dhunuar kanë dhënë para hetuesve, njëri nga autorët ka filmuar të gjithë skenën. Vetë biznesmeni i plagosur ka arritur të fiksojë targën e automjetit “Tuareg”, ku ndodheshin autorët, të cilën edhe e ka fotografuar, pasi mjeti gjatë gjithë rrugës kryente manovra të rrezikshme dhe parakalonte makinën e tij.

arben merkuri biznesmeni libanez
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.