Vazhdojnë debatet në Open në Top Channel teksa po diskutohet për ndryshimet kushtetuese. Një debat i fortë që ka ndodhur mes Fitim Zekthit dhe Usli Manjas. Debati nisi kur Zekthi i përmendi Manjës përgjimet e Dibrës.
Pjesë nga debati:
Zekthi: Ndryshimet kushtetuese është një lojë e Ramës për të marrë një mandat të tretë sepse s’ka aritmetikë tjetër. Ju më herët i vodhë votat. Në Dibër keni qenë dhe ju.
Manja: Ju keni vrarë 4 vetë për votën e lirë. Në 21 janar vratë 4 persona në bulevard për votën e lirë dhe ishte Lulzim Basha ishte Ministër i Brendshëm.
Zekthi: Nuk dua të merrem me 21 janarin. Ta bëjmë debatin konstruktiv.
Manja: Po duhet të flasësh me atë. Jam i gatshëm të përballem me drejtësinë në çdo moment.