Luana Vjollca tashmë nuk është vetëm një moderatore por së fundmi ajo po arrin sukses dhe në muzikë.
Dhe së fundmi në media qarkulloi lajmi sesa paguhet vetëm për një koncert moderatorja.
Sipas ‘Panorama Plus’ që kur Çoçaj e mori në menaxhim Luanën, ajo arrin të marrë ftesa për të kënduar në koncerte të ndryshme ku arrin të nxjerrë për një natë paratë e shpenzuara për një klip, që kushton mesatarisht tek 5 mijë euro.
Por në një postim së fundmi Luana ka reaguar në lidhje me këto lajme në të cilën shkruan:
“Puna jote e fortë do të paguhet. Njerëzit e duhur do të shfaqen. Ëndrra e tua do të realizohen”, duke treguar kështu që puna e fortë që ajo ka bërë gjithë këto vite më në fund po shpërblehet.