Një njëzet vjeçar rumun, banues në Pergine, u gjet i vdekur mbi vagonin e një treni të linjës Valsugana Trento-Primolano.
Sipas hetimeve praprake të aksidentit, i riu vdiq nga një plagë në kokë gjatë praktimit të parkour, disiplina e sportit ekstrem që konsiston në përpjekjen për të kapërcyer pengesat me kërcime në shpejtësi.
Zbulimi tragjik u bë nga dirigjenti i trenit me të mbërritur në Primolano (Vicenza).
Duket se i riu nuk ishte i ri për këtë lloj disipline ekstreme dhe se në të kaluarën ai u përpoq të hipte në çatinë e trenave drejtues.
Pista tjetër e hetimit që po shqyrtohet është se djali në përpjekje për të kaluar nga një vagon te tjetri ka prekur telat e tensionit të lartë dhe e ka zënë korrenti.