Briken Sanaj u vra mbrëmjen e kaluar në zonën e “Kodrës së Diellit” në Tiranë. Mësohet se Sanaj kishte më shumë se një vit që ishte rezident te “Kodra e Diellit”, ndërkohë që prej shumë njerëzish në zonë njihej me emrin Anton Gjini.
Viktima qenë duke mbyllur derën e garazhit dhe ka takuar më pas 2-3 shokë kur është qëlluar nga një distancë e afërt me automatik kallashnikov.
Makina me të cilën udhëtonin autorët është gjetur më pas nga policia duke u djegur në zonën e Qafës së Kasharit, pranë një biznesi pllakash.
Po ashtu Policia ka siguruar kamerat e disa bizneseve dhe po punon për identifikimin e autorëve, ndërkohë që disa persona janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje.