Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

I riu raporton ngjarjen horror, gjeti një foshnjë në frigorifer

21:22 / December 17, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
foshnja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 23-vjeçar nga Anglia ka raportuar një ngjarje horror. Ai ka thënë se ka gjetur një foshnjë të vdekur në një qese plastike, të vendosur në frigoriferin për ngrirje të thellë në shtëpinë e fqinjëve.

Darnell Jackson shkoi në shtëpinë e dyshimtë në South Yorkshire, pasi partnerja e tij i tha se ka parë një foshnjë të vdekur aty, shkruan “Daily Mail”.

Policia u thirr pas pak në vendin e ngjarjes dhe, fatkeqësisht, foshnja u shpall e vdekur po aty. Dy gra, 17 dhe 45-vjeçare, janë arrestuar nën dyshimin për vrasje dhe po mbahen në ndalim policor.

“Mendova se (partnerja) po e thoshte të vërtetën, por m’u desh të shkoja dhe ta shihja vetë. Carol më tha se atje është një foshnjë e vdekur. Ajo ishte në telefon me policinë dhe mua m’u desh të kaloj në dhomën e parë të ndenjies. Eca nëpër dhomën e dytë dhe e pashë qesen plastike, që ishte larguar nga frigoriferi me ngrirje të thellë”, rrëfeu i riu.

“Thjesht e kapa qesen për ta shikuar dhe menjëherë vërejta se ishte një foshnjë e vdekur, pasi Carol dhe unë sapo ishim bërë me foshnjën tonë, prandaj e dita se nuk ka dyshime në mendjen time”, shtoi ai.

“Foshnja ishte në pozicionin e fetusit. Mund të shihje se lëkura ishte e ngrirë, kishte shumë akull në këmbët e foshnjës. Isha i tmerruar dhe pa fjalë. U largova dhe më pas nuk mund të rrija në shtëpi. Piva një cigare në oborr për t’i qetësuar nervat. U ndjeva fizikisht i sëmurë dhe prita që të vinte policia”, tha më tej anglezi që e gjeti foshnjën.

Policia ka kërkuar nga publiku që ta shmangin zonën dhe të mos ketë spekulime për rrethanat e vdekjes së foshnjës. Autoritetet gjithashtu publikuan një numër telefoni për ata që mund të kenë informata rreth rastit tragjik.

angli foshnja frigorifer horror
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026

Dosja ‘Epstein’, kryeministrit britanik i kërkohet të japë dorëheqjen!

21:41 / February 9, 2026

Dosja “Epstein”, Ghislaine Maxwell e gatshme të flasë nëse merr falje nga Trump

19:58 / February 9, 2026

AAK përkrah pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, Haradinaj: Me SHBA-të jemi krah njëri tjetrit në çdo iniciativë

19:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.