Një 32 vjeçar “transformohet” në alien. Anthony Loffredo, francez, ka shndërruar komplet pamjen e tij me tatuazhe, piercing dhe operacione ekstreme.
Pikërisht javen e kaluar, ai i është nënshtruar heqjes së hundës në Barcelonë.
I njohur në Instagram me pseudonimin “the_black_alien_project”, pikërisht në rrjetet sociale ka shpjeguar që është “shumë i kënaqur nga rezultati”.
Operacioni i fundit
“Falë teje tani mund të ec me koken lart, jam krenar për atë që kemi bërë bashkë”, ka shkruar 32 vjeçari, duke iu referuar kirurgut që e ka operuar.
Por ai i hundës është vetëm i fundit i operacioneve të kompletuara nga “aspiranti alien” francez.
Në të kaluaren ka hequr të dy veshët.
“Tani jam i lumtur” – Një tjetër vendim ekstrem ka qenë ai për të bërë tatuazh bebet e syve, një praktikë shumë e rrezikshme, siç argumentojnë shumë mjekë.
“Kuptova se nuk po jetoja jetën time siç unë dëshiroja – ka thënë Anthony – kam ndaluar gjithçka kur isha 24 vjeç dhe jam nisur për në Australi.
Tani jam i lumtur. Më pëlqen që të vendos veten në rolin e një personazhi të frikshëm”, ka deklaruar në vitin 2017 gjatë një interviste për të përditshmen Midi Libre.