Detaje të reja janë mësuar lidhur me çfarë ka thënë Nuredin Dumani për hetuesit edhe pse aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës.
Gazetarja Klodiana Lala bëri me dije në emisionin “Në shënjestër”, se persona nga grupi hetimor i kanë bërë me dije se Dumanit i kanë shkuar për të marrë më shumë informacione lidhur me plagosjen e tij. Sipas saj, edhe pse në gjendje stabël, Dumani ka refuzuar të japë shpjegime.