Një tjetër humbje nga bluzat e bardha.
Mjeku psikiatër i spitalit të Krujës, Përparim Pengili ka ndërruar jetë sot nga COVID-19 në moshën 72-vjeçare.
“Me hidherim te thelle duam te ndajme me ju lajmin e trishte qe doktorr Perparim Pengilin nuk do e kemi me mes nesh. Edhe nje tjeter bluze e bardhe humbi jeten.Sherbeu ne Spital me perkushtim, per te gjithe komunitetin, deri ne muajin shkurt te ketij viti dhe covidi i pabese nuk e lejoi te shijonte pensionin.
U prehsh ne paqe njeri I mire”, njofton Spitali Bashkiak.
