Iva Tiço ka marrë një propozim për martesë nga partneri i saj ditën e “Shën Valentinit”.
Gëzimin, gazetarja e ka ndarë me ndjekësit në llogarinë e saj të “Instagram”. Përmes fotove, ajo ka treguar dhe unazën.
“Unë thashë po”, thekson Tiço, ndërsa më batutë shton se nuk është e sigurt nëse përgjigjja që i ka dhënë në momentin e propozimit ka qenë pozitive.
“Nuk mbaj mend as nese thashe “po”, as nese me beri ndonje pyetje P.S. @argjendari_ulpiana here tjeter me lajmero po pata surpriza te tilla, se isha dhe me thonjte pa bere😂 #mysweetvalentine #isaidyes💍💎 #ithinkso”, shkruan gazetarja.
Në intervistat e realizuara më herët, Iva ka rrëfyer historinë e saj të dashurisë me partnerin gjerman, për të cilin shprehej se i ka rrëmbyer zemrën dhe se është shumë e lumtur krah tij.