Një banor i Lagjes së Re në qytetin e Burrelit është prangosur pak minuta më parë nga efektivët e Policisë së Matit pasi dyshohet se i ka vënë zjarrin banesës së tij.
Një telefonatë në sallën operative të Komisariatit të Policisë Burrel ka vënë në lëvizje efektivët blu si dhe punonjësit e zjarrëfikses, të cilët mbërritën shumë shpejt në vendin e ngjarjes dhe punuan për shuarjen e zjarrit si dhe zbardhjen e ngjarjes.
I zoti i shtëpisë, Y.Cani nuk është gjetur në banesë dhe policia është vënë në kërkim të tij. Pasi është gjetur në periferi të lagjes është shoqëruar si i dyshuar për zjarrëvënie të qëllimshme.
Burime pranë shtabit të emergjencave civile Mat u shprehën se shtëpia dhe orenditë janë djegur dhe se për fat të mirë nuk ka patur persona të lënduar.