Një shpërthim me lëndë plasëse është shënuar gjatë orëve të para të mëngjesit në Shkodër.
Bëhet me dije se në lagjen “Tepe”, Shkodër, në derën e banesës private të shtetasit V. Zh., (oficer Policie), është vendosur lëndë plasëse.
Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të plagosur, por vetëm dëme materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë.