Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

I vodhi Instagramin dhe i kërkoi 40 mijë euro që… Si u kap 35-vjeçari në Tiranë

14:23 / August 16, 20241 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2 18 752x440 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Krimi Kibernetik ka arrestuar në flagrancë një 35-vjeçar i cili pasi i vodhi llogarinë në “Instagram” një shtetasi, i kërkoi 40 mijë euro në mënyrë që të mos t’i publikonte mesazhet.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson se në pranga ka rënë shtetasi Arion Hyseni.

Hyseni u arrestua në flagrancë në momentin që do të merrte paratë.

Po vijon puna për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që dyshohet se kanë bashkëpunuar me 35-vjeçarin, për këtë rast.

Policia ka sekuestruar 7 celularë, 2 disqe dhe 1 USB.

Denoncimi

Një 31-vjeçar kishte denoncuar se ishte shantazuar nëpërmjet celularit, për dhënien e një shume të konsiderueshme parash.

Pas denoncimit, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe me Prokurorinë e Tiranës, finalizoi operacionin policor të koduar “Double click”.

Në njoftimin zyratr të policisë thuhet se Hyseni ka kanosur nëpërmjet celularit, 31-vjeçarin, për t’i marrë 40 000 euro, në këmbim të mospublikimit të komunikimeve personale që i kishte gjetur në llogarinë që i kishte vjedhur, në rrjetin social Instagram.

Instagram Vjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.