Grabitja e Rinasit ku pasditen e 9 prillit u morën miliona euro vijon të jetë një nga temat më të nxehta në mediat shqiptare.
Në këtë grabitje mbeti i vrarë njëri nga hajdutët, Admir Murataj i cili akuzohet si organizatori i të gjithë grabitjes.
Por këto akuza i ka mohuar vëllai i Admir Muratajt, Cen Murataj.
Kujtojmë këtu se Cen Murataj tha se do të merrte hak ndaj atyre që i vranë të vëllain. Por së fundmi gjatë një interviste, ky i fundit ka thënë se ka një pasion të veçantë për makinat.
Po ashtu ai ka thënë se makinat e shtrenjta që ndodhen në banesën e tyre ishin të tijat dhe jo të Admirit. Në një foto publikuar nga ‘’Report Tv’’ në servisin e Cen Murataj ndodhet edhe një makinë e cila mban vit prodhimin e vitit 1962.
Sipas tij ajo është makina e parë që ka përdorur ish i përndjekuri politik Pjetër Arbnori, kur ishte kreu i parlamentit.
Vëllai i Admir Murataj thotë se makinën e ka blerë në gjendje të rrënuar dhe se ka qenë ai që e ka riparuar.
Gjithashtu në këtë intervistë ai ka thënë se vëllai i tij, i cili mbeti i vdekur më 9 prill kishte pasion notin dhe ecjen në mal.