Një 56-vjeçar është arrestuar, pasi dyshohet se i ka vënë qëllimisht zjarrin një toke me ullinj në fshatin Vllahat, Delvinë. “Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe kapjen e autorëve të zjarrvënieve, si rezultat i informacioneve dhe provave të grumbulluara nga Komisariati i Policisë Delvinë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L.Q, 56 vjeç, banues në Delvinë. Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme ka djegur me zjarr një sipërfaqe toke me 2300 pemë ullinj, me pronarë të ndryshëm, në fshatin Vllahat, Delvinë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Të fundit
Postime te ngjashme
Add A Comment