Një 25-vjeçar banues në Golem është arrestuar pasi dyshohet se i vendosi zjarrin një stalle bagëtish në Golem. I riu është identifikuar si Edison Ajazi.
Si pasojë e përhapjes së flakëve u dogjën një objekt njëkatësh, sipërfaqja e tokës përreth dhe ushqimi i bagëtive.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.