Gazetarja Anduena Llabani tha në “Now” se i shumëkërkuari Ibrahim Lici, ka qenë prezentë në masakrën me 4 vitikma në Dobraç të Shkodrës.
Sipas informacioneve të gazetares, Ibrahim Lici është plagosur me dy plumba mesditën e 30 tetorit 2024dhe është mjekuar në spitalin e Tiranës.
Lexo edhe :
[custom-related-posts]“Përfundimisht ai person ka qenë Ibrahim Lici. Kjo është verifikuar, është pranuar nga policia. Ai ka marr dy plumba, një në dorë e një në bark dhe në atë moment që ne e kemi parë në video është transportuar për në Tiranë ku ka marrë mjekim mjeko-ligjor.
Kjo gjë dihet nga ana e policisë. Është futur në dosjen hetimore dhe po punohet për të parë kush e ka marr, kush e ka sjellë dhe pse ka qenë aty. Që është i rëndësishëm ky fakt, është”,-tha gazetarja Llabani.