Shumë bashki nuk kanë shlyer ende detyrimet e prapambetura, ku stoku i tyre është 5.4 mld lekë. Sipas ministres së Financave, Delina Ibrahimaj janë katër bashki që vijojnë që të kenë probleme financiare, ndërkohë që një tjetër ka kaluar në vështirësi financiare.
Në konferencën me temë “Financat vendore 2022″, ministrja zbuloi emrat e bashkive që mbeten me probleme. Ata janë bashkia Peqin, Tropoja, Pogradeci dhe Delvina. Bashkia Dimal ka kaluar në vështirësi financiare. Nga 10 bashkitë që u konstatuan me probleme financare në 2021, 5 kanë dalë nga rreziku.
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj u bën thirrje kryetarëve me borxhe të lënë pushimet e të sjellin në ministri planin e masave deri në 31 korrik.