Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ibrahimaj: Ligj për “Made in Albania” brenda vitit 2026

12:48 / January 23, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 6847
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëri me dije gjatë prezantimit të ecurisë ekonomisë se gjatë këtij viti pritet që të miratohet ligji për produktet “Made in Albania”. Ajo theksoi se ky ligj synon që të mbrojë produktet që prodhohen këtu, por edhe të garantojë nxitjen e eksportit të tyre.

“Një komponent që lidhet ngushtësisht me promovimin është ligji që ne do të miratojmë brenda vitit 2026, ligji për “Made in Albania” që synon të promovojë produktet vendase në vend dhe jashtë vendit. Por synon edhe ndërtimin e brand-it “Made in Albania” dhe procesin dhe procedura që lidhen me mbrojtjen e brand-it “Made in Albania”, tregtimin e brand-it “Made in Albania” që të garantojmë që produkti shqiptar të jetë i disponueshëm në gjithë vendin dhe të garantojmë nxitjen e eksporteve të produkteve “Made in Albania””, tha ministrja.

Ajo u shpreh se gjatë këtij viti do të operacionalizohet dhe do të forcohet komponenti i diplomacisë ekonomike, që do të synojë jo vetëm të forcojë lidhjet me tregjet ekzistuese, por të arrijë edhe tregje të reja, për diversifikimin e tyre.

Sipas ministres për të garantuar qëndrueshmërinë e normave të rritjes ekonomike, duhet përqendrim në tre sektorë të zhvillimit: rritja e investimeve, rritja e eksporteve dhe rritja e produktivitetit.

“Për të garantuar qëndrueshmërinë e normave të rritjes ekonomike duhet të përqendrohet në rritjen e investimeve, në rritjen e eksporteve, në rritjen e produktivitetit. Rreth këtyre komponentëve do të drejtohen politikat tona përgjatë gjithë këtij mandati katërvjeçar me qëllim që të garantojmë qëndrueshmërinë, të garantojmë një treg që nxit investimet dhe një treg përfiton maksimalisht nga tregu i përbashkët europian dhe gjithashtu një treg që është i drejtuar drejt atyre profesioneve që janë më produktive dhe sektorëve që kanë produktivitet më të lartë dhe kapacitet më të lartë për të mbajtur vlerë të shtuar në ekonominë shqiptare”,tha ministrja.

Ministrja u shpreh se përgjatë këtyre viteve ekonomia ka qenë e përqendruar në sektorin e shërbimeve, duke ndikuar pozitivisht në ekonomi. Ndërkohë në anën e shpenzimeve ekonomia ka qenë kryesisht e bazuar në konsumin e individëve dhe të familjarëve, i cili përbën rreth 70% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Ibrahimaj Ligj made in albania Ministrja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.