Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Reformat për përmirësimin e klimës së biznesit, ministrja Ibrahimaj: Shërbimet do kalojnë online

16:12 / June 20, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ibrahimaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj flet për disa nga reformat e nisura nga qeveria me synim përmirësimin e klimës së biznesit. Për reformën e rregullimit, ajo tha se synohet që t’i kursejë bizneseve kohë edhe para. Në fokus të kësaj reforme do të jetë lehtësimi i procedurave për biznesin. Këto shërbime, tashmë sipas ministres do të ofrohen së shpejti online.

“Do të reduktohen, do të hiqen të gjitha dokumentet që lëshohen nga institucionet shtetërore dhe kërkohen nga një institucion tjetër. Do të merren përmes platformave të ndërmjetësimit të databazave të institucioneve. Ose të mbushen paraprakisht nga sistemet, duke qenë se pjesa më e madhe e tyre janë online”,-shpjegon Ibrahimaj.

Ndërhyrje duket se do të ketë në një numër të madh dokumentesh dhe VKM-shë, të cilat pritet të shkurtojnë me 30% afatin kohor të shërbimit. “Kemi analizuar rrugën që bën shërbimi, nga aplikimi deri te marrja. Aty, po synojmë të ulim afatet që të japim një shërbim sa më cilësor për biznesin. Ky shërbim do të lehtësojë kostot e buxhetit pasi koha është para. Koha e kursyer kthehet në para”.

Ministrja Ibrahimaj tha se këto ndërhyrje në sistem janë bërë pas konsultimeve me vetë bizneset. Ajo shpreson se me kalimin e më shumë shërbimeve online, do të reduktohen edhe mundësitë për korrupsion pasi kontaktet e bizneseve me administratën do të reduktohen.

biznese Delina Ibrahimaj shërbime
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

11:25 / February 7, 2026

Mbi 20 mijë vizitorë vizituan sitet kulturore gjatë janarit

11:11 / February 7, 2026

Media franceze “Ulysse News”: Udhëtim në Shqipëri, nga gjiret magjike, në qytetet e gurta dhe shtigjet e qeta malore

09:10 / February 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.