Futbollisti suedez Zlatan Ibrahimovic ka uruar edhe një herë në mënyrë provokative Krishtlindjet, teksa ka marrë kritika të shumta në rrjetet sociale.
Ibrahimovic prej vitesh ka një “traditë” të pazakontë dhe ajo është të urojë Krishtlindjet duke treguar gishtin e mesit. Edhe pse është kritikuar edhe më parë, sulmuesi i Milanit nuk i kushton rëndësi kësaj dhe vazhdon me të njëjtin stil.
Ibrahimovic këtë herë ka postuar në rrjetet sociale një fotografi të gishtit të mesit, me një qiri të ndezur, me mesazhin “Gëzuar Chriztmaz”.