Historia mes Mauro Icardi dhe Wanda Nara është bërë si një telenovelë me drama ku presim çdo ditë nga një të re. Icardi duket se nuk e pranon ndarjen dhe së fundmi është bërë sërish kryefjalë e mediave me veprimin e fundit.
Ai fluturoi fluturoi nga Turqia në Argjentinë për të takuar partneren e tij. Nuk dihet çfarë kishte në mendje të bënte sulmuesi argjentinas, por rojet e sigurisë së hotelit dhe më pas policia vëndase, nuk e kanë lejuar Icardin të futet brenda ambienteve të hotelit.
Sulmuesi i klubit turk ka mohuar se është ndalur nga autoritetet përkatëse për të hyrë në hotel, por faqja argjentinase “Gossipeame” ka nxjerrë pamje të cilat kanë hedhur poshtë pretendimet e Mauro Icardit. Media në fjalë ka bërë të ditur se ka qenë Wanda ajo që ka njoftuar policinë.