Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Idajet Beqiri: Bashkëshortja dhe fëmijët e Ilir Metës janë të përfshirë në afera korruptive

23:41 / September 13, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
idajet beqiri 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në emisionin “Shqip” ishte i ftuar avokati Idajet Beqiri për të folur lidhur me protestën e zhvilluar nga ilir Meta ditën e sotme dhe fatin e opozitës. Avokati tha se fundi i Metës kishte ardhur dhe tregues për këtë ishin paditë në SPAK ku nuk bëhej më fjalë për akuza në ajër, por kishte prova konkrete që e fajësonin. Ai madje tha se në këto afera ishin të përfshirë edhe bashkëshortja dhe fëmijët e ish-presidentit.

“Jo thjesht nga pjesëmarrja por edhe nga entuziasmi, madje dhe Meta që e drejtonte protestën ishte i papërgatitur. Në protestë nuk shkohet me fjalime të bëra gati, por ti bëhesh njësh me popullin. Kurse në rastin konkret ne kemi të bëjmë me një njeri të dëshpëruar.

Meta është jashtëzakonisht i dëshpëruar dhe tani ia bën analizën vetvetes dhe e shikon rrugën drejt së cilës ai po shkon si individ pas lënies së Presidencës. Po të shikoje dhe diskursin që ai po ndiqte, u fokusa vetëm tek organet e drejtësisë duke theksuar se dikush po i dirigjon, kanë bërë planin vetëm që ta fusnin Metën në burg dhe i gjithë fjalimi ky ishte, nuk kishte probleme inceneratori.

Letrat e Ilir Metës janë hapur tashmë. Gjërat janë tashmë konkrete, sepse janë regjistruar procedime konkrete penale. Janë tre procedime penale që janë regjistruar. Ju do të dëgjoni edhe kallëzime të tjera penale.

Janë 43 afera që i ka bërë Ilir Meta, me firmën e tij në fund. Në këto raste janë të implikuara drejtpërdrejt ai, bashkëshortja edhe fëmijët e tij. Këto tani nuk janë fjalë në erë apo akuza, janë të veshura me prova. Nga këto afera janë marrë para dhe në fund është firma e tij, e shqiptarët me të drejtë i kërkojnë tani”, u shpreh zoti Beqiri.

afera korruptive Idajet Beqiri Ilir Meta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.