Pasi dështoi për t’u ngjitur në elitën e futbollit shqiptar, presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi duket se ka bërë detyrat e fundit ndaj ekipit.
Gjatë një interviste, Idrizi edhe pse ka folur me tone të qeta nuk e ka fshehur zemërimin ndaj skuadrës vlonjate, ndërsa theksoi se 70% e ekipit nuk do të jetë më pjesë e Flamurtarit.
Sakaq, për trajnerin Diego Longo, Idrizi ka më shumë se kritika ka falënderime. Po cilat janë pritshmëritë për ekipin Flamurtari për sezonin e ri. Pak ditë më parë, Flamurtari humbi finalen e Play Off-it me Korabin dhe këtë sezon objektivi mbetet i njëjtë ngjitja në elitën e futbollit shqiptar.