Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Idrizi: Kam firmos me Berishën, jo me Dulen. 90% e partive të koalicionit nuk i njoh

14:39 / March 14, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1741957858x14 mars ditari ora 1200 cl 0001 frame 27757 889
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi thotë se për zgjedhjet e 11 majit ka bërë koalicionit me Berishën, dhe jo me Dulen. Nga ana tjetër, ai thotë se në ekran pa që Berisha kishte bërë koalicion me 25 parti që 90% të tyre nuk i njeh. Për të Berisha duhet të mbajë përgjegjësi pse ka bërë koalicion me Dulen. Nga ana tjetër, Idrizi thekson se nuk është problemi te minoriteti grek.

“Më tha njëri që ke bërë koalicion me Sali Berishën mirë, po me Dulen nuk e ke bërë mirë. As e njoh e as e di dhe as e kam llogarit Vangjel Dulen. Sali Berisha duhet të mbajë përgjegjësi pse ka bërë koalicion me Dulen.

Ata që duhet të kërkojnë llogari është që pse Berisha ka bërë koalicion me Dulen? Çështja e Çamërisë nuk është me Dulen. Një ndër vështirësitë që kam patur me PD është që unë kam mbajtur për Belerin. Nëse Dule është i papranueshëm duhet të jetë për të gjitha forcat politike.

Ne e kemi Vangjel Dulen, si përfaqësues i minoritetit grek, por duhet të jetë i papranueshëm për të gjitha forcat politike jo për PDIU, por edhe për PD e PS. Lufta jonë është me shtetin shqiptar dhe me shtetin grek, jo minoritetin grek.

Çfarë lidhje kam unë me minoritetin grek? Nëse do më kërkojnë ndihmë në parlament unë jam gati t’i mbështes. Problemi ynë është i shtetit shqiptar e grek, por nëse njerëzit e perceptojnë Dulen si negativist ka një gjë që nuk shkon”,-tha në ”A2cnn”.

Berisha Çamëria dule greqia Shpëtim Idrizi zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.