Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, i ftuar në një emision televiziv, tha se na bën përshtypje se si një vend i BE-së mund të bjerë standardet demokratike dhe europiane, siç është rasti i kandidimit të Fredi Belerit për eurodeputet.
Idrizi tha se Beleri ka një formim që le për të dëshiruar, është hidraulik pas një kursi që ka bërë në Kretë, është i dënuar në Greqi, ndodhet në burg në Shqipëri, dhe mbi të gjitha një njeri që mban 3 emra.
“Fredi Beleri u shpërblye për tezat e helenizimit që ka përdorur, është personi që përdori flamurin e Vorio Epirit, që ka përdorur Himarën për zonë tensionesh dhe pikërisht nga këto ai u përdor dhe përdorjen ia shpërbleu”, tha Idrizi, duke shtuar se Beleri ka mbledhur votat e “Agimit të Artë”, apo ish-Agimit të Artë.