Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Idrizi thirrje kryeministrit grek: Dëgjo zërin e babait, mos e harro Çamërinë!

01:55 / June 22, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
idrizi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Java çame ka nisur me një thirrje drejtuar qeverisë greke dhe vetë kryeministrit Mitsotakis të mos bëhen bartës të ekstremizmit.

Në një aktivitet përkujtimor me rastin e 76-vjetorit të genocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë, kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi përsëriti thirrjen për drejtësi dhe kthim të çamëve në tokat e tyre.

Idrizi tha se: “Dua t’i bëj thirrje kryeministrit të Greqisë, Mitsotaqis, babain e tij i cili në vitin 1992 ka qenë kryeministër në Greqi, i cili në bisedime me kryeinistrin Meksi pranoi të ngriheshin komisione mikse për çështje pronësore në Çamëri dhe ngritjen e varrezave të partizanëve çamë të vrarë në Greqi. Thirrja ime për kryeministrin e Greqisë sot është, dëgjo zërin e babait. Sot thirrja “Mos e harro Çamërinë” i drejtohet popullit grek me të cilët duam të jetojmë si fqinjë të mirë. Ne duam të kthehemi në Çamëri, ne nuk e ngatërrojmë popullin grek me bandat e Napolon Zervës. Unë sot i bëj thirrje popullit grek që të punojmë bashkë. Ne mendojmë që Çamëria nuk mund të jetë ndërgjegjja e vrarë e Greqisë.”

Kreu i PDIU-së nuk ka kursyer as kritikat per qeverine shqiptare qe sipas tij nuk ka reaguar aq sa duhet për këtë çështje.

Sipas Idrizit: “Harresa është një vrasje tjetër për shqiptarët e Çamërisë. Unë e di shumë mirë që qarqe brenda dhe jashtë Shqipërisë janë munduar gjatë gjithë kësaj kohe që ta mbulojnë me harresë çështjen Çame. Ne me mesazhin “Mos e harro Çamërinë” i drejtohemi qeverisë shqiptare e cila sot duhej të përkujtonte 27 qershorin, ditën e gjenocidit mbi shqiptarët e Çamërisë, një detyrimin që buron nga Parlamenti i Shqipërisë i vitit 1994 që e shpall 27 qershorin ditën e përkujtimit mbi gjenocidin e shqiptarëve të Çamërisë. Sot i drejtohem qeverisë shqiptare për të zbatuar detyrimin e madh që rrjedh nga rezoluta, punimin për ditë për zgjidhjen e çështjes Çame.”

Ashtu si çdo vit tjetër java çame do të kulmojë me marshimin në Qafe Botë, aty ku prehen mijëra çamë të masakruar nga ushtarët grek.

babait grek Shpetim Idrizi thirrje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.