Muaji i shenjtë i Ramazanit i ka gjetur qindra minatorë në minierën shtetërore të plumbit, zinkut dhe argjendit në Kosovë në punë, 800 metra nën tokë duke duruar temperatura afër 40 gradë Celsius dhe lagështi ekstreme.
Emin Hasani, një nga minatorët që punon aty, kontrollon herë pas here orën për të ditur se kur perëndon dielli dhe nëse ka ardhur koha për të ngrënë. I ulur rreth një tavoline të vogël në një zyrë të improvizuar në minierë, ai dhe katër kolegë nxjerrin hurma, kos, turshi dhe djathë që i lajnë me çaj të zi me sheqer.
Hasani tha se ndihet më afër Zotit kur e thyen Ramazanin para se të recitojë lutjet e tij. Për ta nuk është problem mbajtja e Ramazanit, por kushtet me të cilat punojnë në minierë, tha shefi i turnit Fehmi Hajredini.
Çmimet e ulëta të mineraleve dhe pakësimi i prodhimit do të thotë se kompania nuk mund të mbulojë kostot operative dhe po kërkon subvencione nga qeveria.
Në Trepçë kanë punuar më shumë se 22,000 punëtorë në vitet 1970 dhe 80 dhe përbënte dy të tretat e produktit të brendshëm bruto të Kosovës. Tani ajo punëson vetëm 3,000 persona në miniera dhe objekte të tjera.