Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim të ri lidhur me kushtet e motit në vend.
Sipas llogaritjeve hidrologjike, si rezultat i reshjeve të rëna Lumi Drin- Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të vazhdojë të ketë rritje të prurjeve dhe niveleve dhe rrezik të shtimit të sipërfaqeve të përmbytura në zonën e nën Shkodrës.
Temperatura dhe ngrica:
Sot pasdite dhe nesërsi pasojë e temperaturave të ulëta në Veri, Lindje dhe Juglindje të territorit, ngricat mund të krijojnë probleme të ndryshme dhe vështirësi në transportin rrugor.
Reshjet:
Sot pasdite dhe nesër nuk priten reshje.
Temperaturat:
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 2 / 10 °C
në vendet e ulëta: -2 / 10 °C
në vendet malore: -10 / 4 °C
Era:
Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
