Arjan Grosa u vra të dielën në qendër të Kavajës, teksa ishte duke pirë kafe me babain e tij. Policia bën me dije se ka identifikuar autorin e vrasjes, i cili është Habib Rexha, vëllai i Altin Rexhës. Ashtu siç u raportua që në fillim të ngjarjes, vrasja është kryer për hakmarrje, pasi Altin Rexha dhe vëllai i Arian Grosës, Edmond Gosa mbetën të vrarë në mars të këtij viti pas një sherri banal mes tyre.
Shkak për sherrin me dy viktima në muajin mars është bërë ofendimi që Edmond Gosa i bëri Sali Rexhës për origjinën, duke i thënë se nuk meritonte të jetonte në zonë dhe të kthehej në Kukës andej nga kishte ardhur.
Ngjarja ndodhi në zonën e kryqëzimit të valutave në Kavajë, ku pas konfliktit Gosa qëlloi me thikë Rexhën dhe ky i fundit u kundërpërgjigj me armë, por që të dy mbetën të vdekur.
Hakmarrja në lidhje me vrasjen e vëllait, bëri që Habib Rexha të ekzekutonte ditën e diel vëllain e Edmond Gosës. Arjan Gosa u qëllua me plumb në kokë teksa ishte duke konsumuar një kafe me të atin e tij në lokal.