Deputetja e LSI-së, Ambra Borova ka folur në lidhje me aksidentin e dyshimtë në të cilin është përfshirë i vëllai i saj, Eldin Dergjini.
Në një intervistë për “dosja.al” ajo ka thënë se i vëllai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se nuk ka bërë jetë luksi.
Vëllai i saj, Eldin Dergjini ka një makinë që vlen më shumë se 150 mijë euro. Deputetja më tej ka thënë se aktualisht vëllai i saj është në shtëpi.
“Vëllai im ndodhet në shtëpi, në gjendje të mirë shëndetësore. Asnjë nga lajmet nuk është i vërtetë. Nuk dua të flas më tepër. Unë tani po largohen nga parlamenti se do kujdesem për beben time. As jeta luksoze apo atentati, asnjë lajm i vërtetë”, tha deputetja.
Kujtojmë këtu se i vëllai i deputetes u përfshi ditën e djeshme në një aksident të dyshimtë te “Shqiponja” në Tiranë.
Ai e ka ndryshuar mbiemrin për shkak të precedentëve të mëparshëm penalë.
Deri më tani policia dyshon se atij është tentuar t’i bëhet atentat dje, pasi mjeti me targa ruse, i blinduar është goditur nga një tjetër makinë, por ende është duke u hetuar.