Iker Kasijas ka dalë ditën e sotme nga spitali, pas atakut që pësoi në zemër të mërkurën e kaluar.
Portieri spanjoll falenderoi mjekët dhe mijëra njerëzit që i kanë qëndruar në krah në këtë momenet të vështirë.
“Duhet të jem mirënjohës, sespe kam qenë shumë me fat. Dua të falenderoj shumë njerëz, ata më kanë bërë të ndihem i vlerësuar në një moment të vështirë. Dua të falenderoj spitalin dhe mjekët, të cilët bën ndërhyrjen. Jam i befasuar nga dashuria dhe mbështetja që provova këto ditë nëpërmjet rrjeteve sociale. Nuk e di se cila do të jetë e ardhmja, por më e rëndëishme është të jem këtu. Ju falenderoj të gjithve, shihemi së shpejti”, kanë qenë fjalët e spanjollit.