Tronditi botën e futbollit më 1 maj, kur pësoi atak kardiak dhe gjithë bota u lut për të. Flasim për Iker Kasijas futbollistin e kombëtares spanjolle që akutalisht luan me Porton.
Portieri mjaft i dashur e kaloi mrekullisht infarktin n zemër dhe mësohet se ai tashmë do të tërhiqet nga futbolli i luajtur në fund të sezonit, edhe pse kishte ende një vit kontratë me skuadrën portugeze.
37-vjeçari, baba i dy fëmijëve, i martuar me gazetaren bukuroshe Sara Carbonero,, ka vendosur të mos rrezikojë me shëndetin e tij, ndërkohë që mësohet se klubi i ka ofruar një post drejtues.
Lexo edhe- Iker Kasijas del nga spitali, ja cila do të jetë e ardhmja e portierit
Ceremonia e lamtumirës pritet të bëhet më 25 maj në finalen e Kupës së Portugalisë, ku skuadra e tij do të përballet me Sportingun e Lisbonës.