Organizimi i IKMT-së në rang qarku ka bërë që pyjet dhe mjedisi të jenë më të sigurta edhe në rrethet Mat, Dibër e Bulqizë. Në oborret e pallateve dhe banesave private nuk konstaton grumbuj lëndësh drusore, pasi prerja e paligjshme e pyjeve është ndalur falë bashkëpunimit të IKMT-së me Policinë dhe me bashkitë e Qarkut të Dibrës.
Sipas drejtorit te IKMT-së Qarku Dibër, Lutfi Miftari, organizimi i ri, ku inspektimi i pyjeve dhe mjedisit janë pjesë e Ministrisë së Brendëshme, ka dhënë rezultatet e dëshiruara.
Brenda një kohe rekord janë marrë masa drastike, janë ushtruar kontrolle të befasishme si dhe është bashkëpunuar me të gjitha institucionet, duke sekuestruar e bllokuar dhjetëra metra kub lëndë drusore, kryesisht dru zjarri të prera në kundërshtim me ligjin.
Bashkitë e këtij qarku kanë premtuar se do të jenë ato që do të plotësojnë nevojat e konsumatorëve familjarë dhe shtetërorë me dru zjarri, pikërisht në zonat e miratuara nga Ministria e Mjedisit dhe Pyjeve. Ky planifikim duhet të bëhet sipas specialistëve çdo fillimviti.
Masa shtërnguese janë marrë nga IKMT Dibër për frenimin e gërmimeve në shtretërit e lumenjëve Mat e Drin, duke synuar që ato të kthehen në gjendjen fillestare. Drejtori Miftari përmend si shembullimin më të mirë në drejtim të mbrojtjes së pyjeve dhe mjedisit bashkinë e Matit. /tirananews.al/